Aplikacion
Efektivët që ishin në vendngjarje më 30 tetor dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, duke lejuar personin e tretë misterioz (që mendohet se është Ibrahim Lici) të largohet nga vendngjarja.
Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka referuar materialet në Prokurorinë e Shkodrës ku akuzon efektivët e policisë së Shkodrës se nuk kanë kryer detyrën duke lënë që të ikë nga vendngjarja personin e tretë.
Ka dyshime se Ibrahim Lici të jetë lënë nga efektivët që të largohet nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që për autoritetet 32-vjeçari është një nga personat më të kërkuar për krime të rënda.
Ibrahim Lici dyshohet se ka mbetur i plagosur në këtë ngjarje, plagë të lehta që nuk i kanë rrezikuar atij jetën.
Për këtë gjë Policia ka ushtruar kontrolle në spitale dhe klinika private, kontrolle që nuk kanë dhënë asnjë rezultat.