Aplikacion
Prokuroria e Shkodrës ka dyshime se ngjarja është kryer nga një grup kriminal, vepër e cila është kompetencë e SPAK.
Bashkim Basha ishte duke lëvizur me motor bashkë me gruan e tij, Flutura Basha që vdiq atë ditë nga plagët e marra, kur u gjendën mes të një atentati me armë zjarri.
Objektiv i atentatit duket se ishin dy viktimat e tjerë Hamza Lici dhe Arlind Bushati, si dhe një tjetër që po lëvizte me ta në makinë, por që nuk është identifikuar ende nga autoritetet.
Nga atentati, 23-vjeçari Hamza Lici që ishte në drejtimin e makinës tip “Benz” humbi kontrollin e saj dhe përplasi çiftin e bashkëshortëve.
Deri më tani, policia ka përcaktuar dhe ka arritur të zbuloj se makina tip “Range Rover”, e përdorur në atentat është vjedhur në Durrës disa kohë më parë.
Grupi i hetimit është në kërkim të një personi që shfaqet në vendin e ngjarjes pak minuta pas vrasjes dhe besohet të ketë qenë në makinë me viktimat. Dyshimet janë që personi në fjalë është i shumëkërkuari Ibrahim Lici.
Atentati në Tiranë/ Kush ishte viktima dhe autorët, në vendin e ngjarjes asnjë gëzhojë