Aplikacion
Kjo është një nga deklaratat e deputetit demokrat Gazment Bardhi në seancën e sotme në Kuvend.
Gjatë fjalës së tij, Bardhi rikujtoi se vetëm nga shitblerja e energjisë elektrike iu shkaktua një dëm prej 180 milion euro.
Sipas demokratit, do të mjaftonte eleminimi i abuzimit në këto dy çështje, që të gjendej fondi për të përballuar rritjen e pensioneve. Përgjegjësinë për këtë abuzim e ka Edi Rama dhe Belinda Balluku! “Ata janë përgjegjësit pse nuk rriten pensionet, pse nuk ka mirëqenie ekonomike për qytetarët. Shqetësimi i vetëm që kanë është mirëqenia e tyre personale ekonomike.”
Fjala e Gazment Bardhit (në video) drejtuar Belinda Ballukut:
“Na the edhe që do mbajmë mënd buxhetin e vitit 2023, patjetër që do ta mbajmë mënd sepse vetëm në një projekt zotrote fute në xhep 50 milion euro dhe tani ikën dhe fshihesh. Do ta mbajnë mend shqiptarët buxhetin e 2023 sepse vetëm nga shitblerja e energjisë elektrike zotrote fute në xhep 180 milion euro. Prandaj kur vini këtu dhe flisni për mirëqënien e qytetarëve mos e ngatërroni me mirëqënien tuaj, se shqiptarët mjafton të shohin si ka qën Belinda e veshur përpara 5 vitesh, sa kushtonte veshja e saj përpara 5 vitesh dhe sa kushton sot. Prandaj zonja kryetare, kur jemi betuar, jemi betuar për mirëqënien e qytetarëve jo për mirëqënien e Belinda Ballukut.”
Ishte me Liam Payne pak para vdekjes tragjike, miku i tij mohon akuzat: S’e kam braktisur kurrë