Aplikacion
Një vajzë e re e sapo martuar në fshatin fqinj, kthehet për disa ditë në shtëpinë e prindërve. Nëna e paduruar dhe e merakosur për jetën e re të vajzës e pyet: Pa më thuaj moj bijë si po të duket jeta në shtëpinë e burrit? Vajza psherëtin edhe ja kthen: Ç’të të them moj nënë! ”Me çfarë dëgjoj lumja unë, me çfarë shikoj e mjera unë!”
Kjo histori më torturoi teksa lexoja Indeksin Global të Inovacionit 2024 , ku Serbia radhitej në vendin e 52 , në vendin e 58 Maqedonia , Vendi i 65 Mali i Zi, në vendin e 80 Bosnja edhe në vendin 84 Shqipëria.
Për të mbërritur këtë renditje bëhen vlerësime në disa fusha ku një prej tyre është “Kapitali njerëzor edhe Kërkimi Shkencor”. Shqipëria në ketë fushë këtë vit radhitej në vendin 101, ndërsa Serbia në vendin e 50-të.
Objektivi ambicioz i qeverisë është që në vitin 2030, pra pas 6 vjetsh: “Shqipëria te jetë lider rajonal në kërkimin shkencor. Pra thenë shkurt objektivi i qeverisë eshte që në 6 vitet e ardhshme të ngjitet ne radhitje nga vendi 101 të paktën në vend të 49, duke supozuar që Serbia nuk do të progresojë.
Për te kuptuar besimin e qeverisë kontrollova Indeksin Global të Inovacionit në vitin 2016, i cili tregonte që përsa i përket Kapitalit njerëzor edhe kërkimit Serbia ishte në vend të 56 edhe kërkimit shkencor. Pra në 8 vjet ka Serbia ka përparuar duke u ngjitur me 6 vende. Ndërsa Shqipëria që në vitin 2016 ishte në vend të 90, pra ka berë regres ose ka zbritur me 11 vende.
Pra në këto 8 vjet Shqiperia lëvizi me shpejtësi më të lartë se Serbia por në kah të kundert të progresit, në kah të regresit. Që të besosh se në 6 vjet mund të ndryshosh kahun e lëvizjes edhe të rrisesh shpejtesinë e ecurisë në kërkim shkencor për tu ngjitur me 50 vende , nuk eshte genjeshtër më.
Ky objektiv tregon mungesë limitesh, gje që Harry Frankfurt do ta klasifikonte tek marrëzitë. Ai thotë që: “marrëzitë qëndrojnë jashtë sferës së të vërtetës dhe gënjeshtrës. Një gënjeshtar kujdeset për të vërtetën dhe dëshiron ta errësojë atë. Një i marrë është indiferent nëse deklaratat e tij janë të vërteta. Ai thjesht i zgjedh ato, ose i sajon, për t’iu përshtatur qëllimit të tij.”
Vajza e re historisë e sapo sapomartuar e kishte kuptuar se c’ka dëgjonte ishin gënjeshtra të bukura që nuk përkonin me realitetin.
Ndërsa që në vitin 2030 Shqipëria do të jetë lider ne rajon per kërkimin shkencor nuk eshte gënjeshtër, është thjesht është marrezi e hidhur!
Qeveria kulla për vete dhe për privatët, KKT kaloi disa projekte nga shtatori në nëntor