zoom

Aktualitet

I shtruar në spital/ Safet Gjici kërkon lirimin nga burgu

Në gjykatën e Elbasanit, po mbahet seanca për ish-kryebashkiakun e kukësit Safet Gjici, i cili ka kërkuar lirimin nga qelia për motive shëndetësore.

Aktualisht Gjici ndodhet në regjim spitalor por nuk bëhet e ditur vendodhja. Ish-kryetari i bashkisë së Kukësit përfaqësohet në seancë nga avokati Markeljan Jançe.

Ky i fundit i tha trupit gjykues se Gjicit i kanë mbetur edhe 1 vit e dy muaj dënimi, por për shkak të gjendjes shëndetësore kërkohet qëndrim në shtëpi.

Si provë është paraqitur kartela mjekësore. Ish- kryebashkiaku i Kukësit u dënua me 3 vite burg për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv.