zoom

Aktualitet

Alarm për bombë pranë Kryesisë së Kuvendit

Autoritetet shqiptare janë vënë në alarm për sigurinë në zonën pranë Kryesisë së Kuvendit në Tiranë, pas një kërcënimi të marrë për bombë.

Në adresën e ambasadës së Ukrainës ka mbërritur një email kërcënues, ku shkruhej se në ambientet e ambasadës në rrugën “Ukraina e Lirë” është vendosur një sasi lëndë plasëse.

Anti-eksploziv për të bërë verifikim, ndërsa zona është rrethuar për çështje sigurie.

Po ashtu, po vijojnë hetimet për të verifikuar se kush e ka dërguar emailin.