zoom

Aktualitet

Çfarë ndodhi? Safet Gjici përfundon në spital

Ish-kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka përfunduar në një spital privat në Tiranë.

Nuk dihet ende çfarë e ka përkeqësuar gjendjen shëndetësore të Gjicit.

Safet Gjici ndodhet pas hekurave pas dënimit nga GJKKO për akuzë “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Ish-kryebashkiaku është dënuar me 3 vite burg  pas aferës seksuale në zyrën e bashkisë me Alma K., për të cilën ra në pranga më 24 qershor, 2023.

Safet Gjicit i hiqet edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.