zoom

Lajme

E papritur/ Meta përjashton nga partia Endrit Braimllarin

Endrit Braimllari nuk është më pjesë e Partisë së Lirisë.

Vetë Braimllari ka njoftuar përjashtimin e tij nga partia përmes një letre dërguar Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku ai përfaqësonte Partinë e Lirisë.

Sipas Endrit Braimllari, në datën 1 tetor është marrë vendimi për përjashtimin e tij, por pa shpjeguar më tej mbi motivet.

Në këto kushte, Braimllari njofton se në Këshillin Bashkiak të Tiranës do të jetë tashmë këshilltar i pavarur dhe jo më i Partisë së Lirisë.

“Në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, e mbajtur më datë 1 Tetor 2024, është marrë vendimi mbi përjashtimin tim nga kjo strukturë politike. Në kushtet e përjashtimit nga Partia e Lirisë, kërkoj të zbatoni vendimin mbi largimin si kryetar i grupit të këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak Tiranë.

Njëkohësisht, pozicionimin tim si këshilltar i pavarur në Këshillin Bashkiak Tiranë. Nga ky moment do të jem këshilltar i pavarur, në mbrojtje të interesit qytetar për të krijuar shanse dhe mundësi për qytetarët e Tiranës.
Ju uroj punë të mbarë,

ANËTAR I KËSHILLIT BASHKIAK TIRANË
ENDRI BRAIMLLARI,” shkruan Braimllari.

Endrit Braimllari ka qenë prej disa vitesh pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim (sot Partia e Lirisë), ndërsa ka mbajtur edhe postin e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI në 2016. Ai ka përfaqësuar LSI si deputet në Kuvendin e Shqipërisë.