Aplikacion
Ai është takuar me kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Gament Bardhi.
Ndërkohë ditën e sotme pritet edhe arrestimi i tij pas dënimit nga Apeli me 1 vit burg.
Shorti në Prokurorinë e Tiranës zgjodhi prokuroren Elona Alvora që të ekzekutojë vendimin e Apelit.
Urdhri ekzekutimit pritet t’i dorëzohet policisë ndërkohë që më parë deputeti do të ftohet ta zbatojë vullnetarisht.
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka deklaruar se do të zbatojë vendimin për ndalimin e tij dhe se për këtë arsye do të shkojë vetë në polici.
“Po, besoj se në rrugë e sipër është. Është ndjekur një procedurë, që do të jetë urdhër ekzekutimi i menjëhershëm dhe nesër mesa duket do të zbatohet. Por do të jem vetë që do të shkoj”, tha Salianji.
Zuri vendin e Ten Hag, trajneri Amorim zotohet ta rikthejë Man Utd atje ku klubit i takon