zoom

Aktualitet

FOTO/ Ky është efektivi që vdiq sot në Shkodër, e mori rrjedha e ujit me vete

Personi që shikoni në foton më poshtë është
51-vjeçari Nikoll Lekndreaj, i cili humbi jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër.

Eektivi i FNSH ishte duke u kthyer në shtëpi pasi ishte takuar me disa miq të tij, kur rrugës për në fshatin Bardhaj rreth orës 02:50, humbi kontrollin mbi drejtimin e motomjetit.

Për pasojë ai ra në një kanal, ku e mori me vete rrjedha e ujit, duke i shkaktuar vdekjen.

Për të gjetur trupin e tij të pajetë, efektivët dhe fqinjët kërkuan për disa orë.