zoom

Aktualitet

Megaoperacion antidrogë/ SPAK prangos dy trafikantë. Sekuestrohen kokainë, armë dhe miliona euro

Një megaoperacion ndërkombëtar, në bashkëpunim edhe me SPAK, goditi një rrjet të fuqishëm të trafikut të kokainës.

Banda e trafikantëve e ushtronte aktivitetin kriminal në Itali, Shqipëri, Poloni dhe Zvicër.

Mësohet se sot në Shqipëri, në kuadër të këtij operacioni, janë janë kryer 21 kontrolle banesash dhe ambiente të tjera.

Gjatë aksionit, janë arrestuar në flagrancë dy pjesëtarë të grupit kriminal, Jurgen Kacurri dhe Arjanit Maloku.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 30 mijë euro, 6 mijë paund, 2 automjete, 1 armë, 4 ora të markës Rolex, 26 aparate celulare, dokumente, sende të tjera me vlerë, si dhe prova të tjera materiale.

Të dyshuarit pastronin fitimet e tyre të paligjshme nëpërmjet një rrjeti të panumërt kompanish, të drejtuara nga një organizatë italo-kineze, e krijuar për këtë qëllim, e cila furnizonte fatura false për rreth 375 milionë Euro.

Nga hetimi janë sekuestruar 360 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, armë dhe sende të tjera me vlerë, të përllogaritura në vlerën prej 60 milionë euro cash.