zoom

Aktualitet

Mesazhi i fortë i BE për Shqipërinë: Luftoni korrupsionin, do të mbështesim SPAK

Bashkimi Evropian nxit Shqipërinë të luftojë pa kompromis korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Vetëm në këtë mënyrë, sipas ambasadorit të BE në Shqipëri, Silvio Gonzato, Shqipëria mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Për të pasur rezultate konkrete në këtë luftë, BE garantoi mbështetje për SPAK.

“Lufta e korrupsionit dhe krimit të organizuar është në thelb të procesit të anëtarësimit dhe një nga objektivat kryesore të reformës në drejtësi. Krijimi i SPAK-ut ishte një gur themeli në këtë reformë. Ngritja e tij nuk ka qenë e lehtë dhe ka ende sfida. Pavarësisht kësaj, BE-ja do të vazhdojë të mbështesë SPAK-un dhe ta ndihmojë atë të përmirësojë vazhdimisht performancën e tij”, tha ambasadori Silvio Gonzato.

Deklaratën ai e bëri gjatë prezantimit të gjetjeve të Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes mbi punën e SPAK.