Aplikacion
51-vjeçari Nikol Lekndreaj raportohet se po kthehej me motor në banesë pasi kishte pirë kafe me disa miq të tij.
Por për shkak të stuhisë dhe erës së fortë ka humbur drejtimin e mjetit duke rënë në kanal.
Trupi i tij i pajetë është gjetur pas shumë orësh kërkime, rreth orës 03:00 të mëngjesit, në kanalin që të çon në lumin Kir.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 02:50, në fshatin Bardhaj, shtetasi N. L., 51 vjeç, (punonjës policie i Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, i cili ishte jashtë orarit të shërbimit), duke drejtuar motomjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, si pasojë e motit të keq, dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në një kanal me ujë.
Shtetasin N. L. e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë, përgjatë orëve të mëngjesit, gjatë kontrollit të kanalit që të çon në lumin Kir, kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të 51-vjeçarit.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.
Donte të jetonte i qetë në periferi të Milanos, Alvaro Morata detyrohet të zhvendoset nga shtëpia