Aplikacion
Tani është ish-vjehrra e tij, Sandy Garossino, nëna e Grimes, e ka akuzuar miliarderin se i mban fëmijët e tij larg pjesës tjetër të familjes, teksa reagoi në rrjetet sociale.
Ajo etiketoi Musk-un dhe tha se fëmijët duhej të vizitonin stërgjyshen e tyre 93-vjeçare në Kanada gjatë fundjavës, por Elon planifikoi që djali i madh të merrte pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit 2024 të premten.
Pretendimet e Sandy Garossino theksojnë marrëveshjet aktuale të statusit të kujdestarisë midis prindërve dhe se ajo nuk e di se ku janë fëmijët. “Ku janë fëmijët e tjerë dhe me kë? Ata duhet të jenë me nënën e tyre. Ata priten këtu në Kanada”, postoi ajo në rrjetet sociale.
Dihet nga të gjithë se Grimes dhe Musk kanë qenë në një mosmarrëveshje ligjore për kujdestarinë e fëmijëve të tyre që nga viti 2022, megjithatë askush nuk i di saktësisht detajet e kujdestarisë që kur të dhënat gjyqësore u vulosën në prill të këtij viti.
Vajza transgjinore e Elon Musk, Vivian Jenna Wilson, gjithashtu e kritikoi atë për këtë temë, duke thënë:
“Siç mund ta dini ose nuk mund ta dini, Grimes është aktualisht në një betejë për kujdestarinë me Elon mbi tre fëmijët e tyre. Megjithatë, ajo që ju ndoshta nuk e dini është se Elon i ka mbajtur në mënyrë të paligjshme dhe të vazhdueshme fëmijët e tyre, fëmijët e saj, larg nënës së tyre gjatë periudhës më të rëndësishme të zhvillimit në jetën e një fëmije. Ndërsa Elon ka qenë duke festuar në mënyrë të papërgjegjshme përtej oqeanit, ai po pështyn helm përçmues, fëmijët e Grimes janë ngujuar në një shtëpi mijëra milje larg pa nënën e tyre”. /ZOOM.AL/
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë