Aplikacion
Pikërisht përgjimet e SKY ECC nxorën zbuluar komunikimet e vjetra mes magjistratit, ish-oficeres, një prej avokatëve dhe të afërmit të arrestuar për dosjen e bujshme “Toyota Yaris”, ku u gjetën 3,4 mln euro cash dhe që dyshoheshin burim i krimit të organizuar.
Detaje të tjera janë mësuar në lidhje me arrestimin e drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka. Kryeprokurori i Vlorës në bashkëpunim me Astrit Vladin, avokatin Radovan Çela dhe ish-oficeren e Policisë Gjyqësore, Eriona Dautaj, kanë ushtruar ndikim të paligjshëm në një çështje nën hetim.
Çështja në fjalë lidhet me dosjen “Toyota Yaris”, një hetim i marrë përsipër nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda. Hetimi ndodhi në vitin 2018 pasi një sasi prej 3.4 milionë euro cash u kap në dy automjete “Toyota Yaris” që kishin mbërritur nga Belgjika në portin e Durrësit.
Hetimi i Prokurorisë për Krimet e Rënda çoi në arrestimin e disa personave. Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri u liruan më pas, ndërsa Ervis Vladi u mbajt përgjegjës duke u dënuar me 1 vit e 6 muaj burg për “mosdeklarim të ardhurash në kufi”.
Ervis Vladi rezulton të jetë i afërm i Astrit Vladit, një prej të arrestuarve me urdhër të SPAK gjatë ditës së sotme. Pikërisht kjo dosje pas zvarritjeve të shumta, pavarësisht akuzave të forta politike edhe për lidhjen e ish-ministrit Taulant Balla, përfundoi si “fluske sapuni”, duke u shfryrë në përfundim të procesit, pasi nuk u gjetën apo dënuan autorët e vërtetë.
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet