zoom

Kosova

Sinjale për tensionim situate apo rutinë ushtarake? KFOR kryen stërvitje ajrore në Gjakovë

Ushtarët e aviacionit të SHBA-së nga Komanda Rajonale Lindje, në kuadër të KFOR-it, ka kryer stërvitje me qitje ajrore në fshatin Babaj të Bokës në Gjakovë.

Përmes një njoftimi për media KFOR ka thënë se po vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999.

“Sot, ushtarët e aviacionit të SHBA-së nga Komanda Rajonale Lindje e misionit të udhëhequr nga NATO KFOR kryen stërvitje me qitje ajrore në fshatin Babaj të Bokës, në komunën e Gjakovës.

KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë dhe në lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet në njoftim. /ZOOM.AL/