Aplikacion
45-vjeçari, referuar burimeve, e kreu aktin ekstrem pranë shtëpisë së tij.
Pallati nga ku u hodh ai ndodhet vetëm pak metra larg banesës së tij, ku ai jetonte me familjen.
Në vendin e ngjarjes hetuesit kanë gjetur disa kokrra fostoksinë, duke i shtyrë të dyshojnë se para se të hidhej nga tarraca e pallatit, Olsi Ibro ka konsumuar lëndë helmuese.
Dyshimeve të grupit hetimor do t’i japë përgjigje ekspertiza mjeko-ligjore.
Olsi Ibro u gjet i pajetë mëngjesin e kësaj të shtune nga roja i pallatit në ndërtim, ku kishte hyrë gjatë natës për të kryer aktin e vetëvrasjes.
Ai ishte i shpallur në kërkim për skandalin e mikrokredive.
Për herë të parë/ Rama reagon për rastin kur u përdor nga Artan Hoxha në emisionin Opinion