Aplikacion
Nëse Spanja vjen në këtë finale, për më tepër me statusin e favoritit, kjo është edhe për meritë të tij. Ylli i Barcelonës nuk kërkon asnjë dhuratë, por dhuratën e vërtetë kërkon t’ia bëjë ai Spanjës, por dhe vetes së tij:
“I kam thënë nënës time se nëse fitojmë Evropianin nuk dua asnjë dhuratë. I kam kërkuar vetëm që të mund të festoj fitoren në Madrid, së bashku me shokët e mi të skuadrës. Kjo është e gjitha. Mund të jetë një ditë e çmendur, me tifozë që do të jenë të çmendur nga gëzimi”, u shpreh Yamal duke u kthyer më pas të flas për finalen kundër Anglisë:
“Duhet të vazhdojmë, ashtu siç bëmë kundër Gjermanisë dhe Francës. Të jemi vetvetja, të kemi kontrollin e lojës në çdo moment. Unë besoj se ne jemi më të mirët në këtë Evropian, askush nuk mund të na ndalë. Nuk shoh asnjë skuadër në lartësinë e Spanjës. Nga buron futbolli im? Futbolli im vjen nga rruga, nga lojërat me miqtë e mi”, theksoi Yamal ndër të tjera në intervistën e tij për “Marca”. /ZOOM.AL/
View this post on Instagram