Aplikacion
Komisioni tha se “sistemi i verifikimit të X për përdoruesit, i njohur si sistemi blu i kontrollit, ishte i hapur për abuzim nga aktorë të motivuar keqdashës pasi çdokush mund të blejë statusin”. “Më parë, sistemi i pikës blu përdorej për të nënkuptuar burime të besueshme informacioni”, theksoi në një deklaratë Komisioneri i Tregut të Brendshëm të BE-së Thierry Breton.
“Tani me X, pikëpamja jonë paraprake është se ata mashtrojnë përdoruesit. X tani ka të drejtën e mbrojtjes, por, nëse konfirmohet pikëpamja jonë, ne do të vendosim gjoba dhe do të kërkojmë ndryshime të rëndësishme tek platforma”, shtoi ai.
Sipas një grupi ligjesh të BE-së të quajtur Akti i Shërbimeve Digjitale (DSA), platformat e medieve sociale me më shumë se 45 milionë përdorues aktivë si X i nënshtrohen rregullave të gjera të moderimit të përmbajtjes. /ZOOM.AL/
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë