Aplikacion
Zjarri në lartësitë e “Malit te Gjerë” po avancon në drejtim të qytetit të Gjirokastrës. Dhjetëra forca vullnetare dhe nga ushtria, policia e PMNZSH po ngjiten drejt malit për të shuar zjarret.
Drejtoria PMZSH Bashkia Gjirokastër, në orën 04:30 njoftoi se u nis për të ndërhyrë në shuarjen e vatrave të zjarrit që ndodhen në shpatin e “Malit të Gjerë”, të cilat po përparonin drejt qytetit të Gjirokastrës.
Më shumë se 11 forca të zjarrfikëses Gjirokastër, 34 forca vullnetare të Bashkisë Gjirokastër dhe 50 forca të ushtrisë po angazhohen në këtë aksion në shkallë të gjerë.
Në krye të këtij aksioni është vënë drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikësve te Shqipërisë Arben Cara. Situata cilësohet kritike nëse era favorizon flakët, teksa mund të kërkohet edhe ndërhyrja e ushtrisë nga ajri me helikopter dhe forca tokësore, për të mos rrezikuar banesat dhe jetët e njerëzve. /ZOOM.AL/
Shpërthimi në Zubin Potok/ Rama: Akt kriminal! BE të heqë menjëherë sanksionet ndaj Kosovës