zoom

Lajme

Lindi një superyll! 16-vjeçari Yamal hyn në historinë e Europianit

Lamine Yamal i Spanjës ka festuar golin e parë në Euro 2024 në përballjen kundër Francës.

16-vjeçari gjeti rrjetën duke i dhënë avantazhin kombëtares spanjolle duke u bërë lojtari më i ri që ka shënuar në historinë e Kampionatit Evropian.

Në moshën 16 vjeç e 362 ditë ai u bë futbollisti më i ri që ka shënuar në historinë e turneut duke i mahnitur të gjithë.

“Një superyll ka lindur”, tha ish-sulmuesi i Anglisë, Gary Lineker për BBC One. “Ishte momenti i ndeshjes, ndoshta momenti i turneut”.

“Thjesht e pabesueshme”, shtoi ish-sulmuesi i Anglisë, Alan Shearer.

Në asnjë fazë të zhvillimit të ndeshjes, Yamal nuk tregoi shenja nervash.

Ai buzëqeshte dhe bënte shaka me shokët e tij të skuadrës në fushë në orët para fillimit të ndeshjes dhe e mbarti këtë besim në performancën e tij.

“Ne pamë një prekje gjeniale”, tha trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente për golin e Yamal.

“Ne të gjithë duhet të kujdesemi për të, do të doja që ai të punojë me të njëjtën përulësi dhe të mbajë këmbët në tokë, të vazhdojë të mësojë. Ai duket si një lojtar shumë më me përvojë për të qenë i sinqertë. Unë festoj që ai është në ekipin tonë, që është spanjoll. Ne mbështetemi tek ai dhe shpresojmë se mund ta shijojmë atë për vitet në vijim.”