zoom

Aktualitet

Kishte kthyer shtëpinë në depo armatimi, “Spot” prangos të riun nga Sauku

Një i ri që kishte kthyer banesën në depo armatimi u ndalua sot në Sauk gjatë një operacioni nga Policia e Tiranës.

Komisariati Nr. 1, njoftoi se në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që mbante armë zjarri pa leje, në banesë, ka organizuar punën për kapjen e tij, dhe ka finalizuar operacionin policor të koduar “Spot”.

“Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi G. H., banues në Sauk, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike, 1 armë gjahu, krehra dhe municion luftarak për to, si dhe një palë dylbi”, tha policia.

I dyshuari ka deponuar se armët i mbante veç për gjueti dhe jo për qëllime kriminale dhe trafikim. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. /ZOOM.AL/