zoom

Lajme

Sot luhen 4 takime nga dy grupe, Anglia, Franca e Holanda për vendin e parë. Ballkanaset në rrezik

Sot do të zhvillohen katër ndeshje të raundit të tretë në Grupin C dhe D në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.

Rreziku sot mund të jenë dy skuadra nga Ballkani të eleminuara ose në rrezik, që mund t’i bashkohen Kroacisë.

Pas mbylljes së fazës së grupeve në Grupin A dhe B, sot e kanë radhën t’i përfundojnë ndeshjet edhe dy grupet pasuese. Këto ndeshje zhvillohen në dy orare, ku Grupi D do t’i zhvillojë ndeshjet nga ora 18:00, ndërsa Grupi C nga ora 21:00.

Në ora 18:00, Franca luan për pozitën e parë ndaj Polonisë, njësoj sikurse luan edhe Holanda ndaj Austrisë. Në anën tjetër, nga ora 21:00, Danimarka përballet me Serbinë dhe Anglia luan ndaj Sllovenisë.

Të gjitha këto ndeshje pritet të jenë interesante pasi në Grupin C të gjitha pozitat janë në lojë, ndërsa në Grupin D, janë pozitat një, dy dhe tre. /ZOOM.AL/