zoom

Slider

I biri nuk u aktivizua në Europian, babai i Ismajlit: Zoti i shkatërroftë ata që të vodhën ëndrrën

Babai i futbollistit të Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli ka shpërthyer në rrjetet sociale pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri-Spanjë, që ishte edhe fundi i rrugëtimit të kuqezinjve në Europian.

Ardian Ismajli, edhe pse u thirr me Kombëtaren, nuk u aktizivua asnjë sekondë në fushë, duke bërë që Ilmi Ismajli të reagonte ashpër në Facebook.

“Zoti i shkatërroftë ata që të vodhën ëndrrën”, shkruan ai, teksa e quan padrejtësi mosaktivizimin e të birit.

Postimi i plotë:

Ardian,

Behu i qendrueshum dhe i fort per kete padrejtesi, per kete tradheti, te jeni krenar per qdo gje qe keni dhene per Kombtaren sepse e kemi detyrim!

Zoti i shkaterroft te gjithe ata qe ta vodhen endrren qysh nga femijeria te cilen ma tregoje…

Te pabeset, tradhetaret, u munduan ta ndalnin diellin qe te mos ndriqoj, por mjeranat nuk e kuptuan se diellin mund ta ndal vetem Krijuesi i tije!

Zoti i shkaterroft ata qe te bene pabesi, te bene tradheti sepse shume ke besuar dhe nuk keni faj se ne ballet e tyre nuk shkruante i pabes…

Je i qet se dite te bardha dhe karrier te madhe jeni duke pritur, eshte shume afer…