Aplikacion
Në një intervistë me Edi Manushin, gazetarja Ilnisa Agolli ka folur në “Top Arena” për eksperiencën e saj në Big Brother, lidhja me Meritonin dhe gjithashtu për projektet e saj në të ardhmen.
Pjesë nga intervista:
-Si ndihet një njeri që nuk fiton BB dhe fiton dashurinë?
Një njeri që nuk fiton BBV dhe fiton një çmim që ne na leverdis ridimensionohet.
-Ti e mendoje që në një format të tillë mund të ndodhte kjo?
Kurrë. Më ridimensionoi vërtet.
-Jeni duke jetuar bashkë? Tiranë apo Prishtinë?
Jemi duke jetuar në Tiranë. 80% të rasteve te unë.
-Keni menduar për dasmë, fëmijë?
Ti do lajm ekskluziv nga unë tani? Po mendojmë gjëra të bukura.
-I keni pirë ato kafet te shtëpitë e njëri-tjetrit?
Akoma.
-Sa vëllezër ka Meritoni?
Bashkë me Meritonin, katër.
-Çfarë do mbash mend nga ky Big Brother?
Atë që më ndryshoi jetën.
-Nuk besoj se do e përjetoje sërish këtë eksperiencë…
Kjo është eksperiencë që jetohet vetëm njëherë në jetë dhe unë e jetova.
-Ndonjë projekt në shtator?
Mendoj që me udhëtimet e kam mbyllur si cikël. U eksplorova mjaftueshëm në territorin shqiptar, në Ballkan e më gjerë. Jam në përfundimin e një platforme, që shpresoj të realizohet.
-Bashkë me Meritonin?
Me Meritonin po bëjmë filmin.
-Ka ndonjë skenë të fortë?
Ka skena mjaftueshëm…
/ZOOM.AL/