zoom

Aktualitet

Rekrutonin punëtore seksi për qendra masazhi, sekuestrohet pasuria e 2 vëllezërve. Lista dhe emrat

Prokuroria e Tiranës njoftoi sot se ka sekuestruar pasuritë dy vëllezërve, të vendosur në hetim për hapjen e qendrave të masazhit, ku ushtrohej shfrytëzim prostitucioni.

Dy vëllezërit Mario Roshi, dhe A. Roshi, u arrestuan në shtator 2020 për veprën penale të “mbajtje të lokaleve për shfrytëzim prostuticioni”. Dyshohet se si administratorë  të qendrave të masazhit, pasi rekrutonin femra për t’i punësuar si masazhatore, ata i detyronin që të kryenin shërbime seksuale kundrejt pagesës.

“Nga hetimet rezultoi se shtetasi M.R. dhe familjarët e tij zotërojnë shuma parash të çelura në bankat e nivelit të dytë, në emër të tyre dhe të familjarëve të tij, shuma këto të cilat mund të jenë me prejardhje nga aktiviteti i tij kriminal”, njoftoi policia.

Mario Roshi në bashkëpunim me vëllanë e tij, kanë konsumuar veprën penale “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”  e kryer në bashkëpunim dhe dyshoet se në këtë skemë janë përfshirë edhe babai dhe bashkëshortja e tij.

“Ekziston dyshimi i arsyeshëm se shtetasi M. R., si dhe familjarët e tij, paratë e dyshuara si të përftuara nga ushtrimi i aktivitetit të paligjshëm të mbajtjes së ambjenteve për shfrytëzim prostitucioni, për të cilën provohet se edhe eshtë dënuar shtetasi M.R., i kanë investuar në blerjen e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, si formë e pastrimit të produkteve të veprës penale”, informon Prokuroria.

Pronat e sekuestruara:

– Pasuria e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 34 m2, nr. 2/211+8-57/1, ZK 8250;

– Pasuria e llojit “Apartament” me sipërfaqe 106.4 m2, rr. “Hoxha Tahsin”;

– Pasuria e llojit “Post Parkimi” me sipërfaqe 41.2 m2, Tiranë;

– Automjeti “Benz 250 D”;

– Automjet “Volkswagen”;

– Automjet “Skoda Octava”;

– Automjet “AUDI A8”;

– Automjet “Smart”; dhe

-Vendosja e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” ndaj llogarive bankare të shtetasve M.R., K.R., K.R. dhe A.R. /ZOOM.AL/