zoom

Lajme

“Egla e ka bërë pis fitoren…!”, Julian Dedës s’i “del e keqja” me produksionin e Big Brother VIP

Big Brother VIP po bëhet muaji që ka mbaruar, por finalistëve s’u del e keqja me mënyrën si shkuan gjërëat dhe dorën që rrëmbeu 100 mijë eurot.

Moderatorja Erjola Doçi, edhe vetë ish-banore e formatit në edicionin e sapombyllur, intervistoi Jul Dedën në emisionin më të ri që startoi në TCh, “Top Arena”. Mes shumë pyetjesh për jetën personale, Erjola nuk i kurseu pyetjet as për BBBV dhe ish-banorët.

“Ato që nuk e meritojnë fitoren e bëjnë pis, a thua të jetë rasti i Egla Cenos”, ishte pyetja e moderatores. “Në rastin e Eglës, e ka bërë pis”, u shpreh Juli.

Po ashtu, Juli u pyet edhe për thashethemet se ka lidhje familjare me Heidin, dhe ai i hodhi poshtë këto zëra.

“Një zog pushëverdhë më tha se ti dhe Heidi Baci jeni kushërinj, jeni apo jo?”

“I kemi nënat femra. Asnjë lidhje farefisnore, e përgënjeshtroj komplet”, tha Juli.

Edhe më parë aktori është shprehur hapur për pakënaqësitë me produksionin dhe aplikimin e dy standardeve të lojës apo rregulloreve me rastin e Eglës, e cila u fal dy herë edhe pse zarf të zi, duke ngritur dyshime për paracaktim apo favorizim të fituesit.