Aplikacion
Atmosfera në stadiumin e Dortmundit pritet të jetë fantastike, ndërsa dyert për tifozët do të hapen 3 orë para fillimit të ndeshjes.
“Tifozë mos harroni që biletat ndodhen vetëm në aplikacionin “UEFA Mobile Tickets” dhe përpara se të shkoni në stadium, sigurohuni që bateria juaj e telefonit të jetë plotësisht e karikuar. Kodi QR i biletës do të shfaqet pak përpara hapjes së dyerve në ditën e ndeshjes. Biletat tuaja do të kontrollohen nga stafi i stadiumit në vend kontrollin e biletave, skanojeni biletën dhe drejtohuni për në vendin tuaj. Hyrja D është zona e përcaktuar për tifozët kuqezi në stadiumin e Dortmundit, ndërsa në foton e mëposhtme mund të shihni skemën e plotë të stadiumit për të gjetur tribunën ku ndodhet bileta juaj”, njofton FSHF.
-Gjithashtu të gjithë tifozët që do të ndjekin ndeshjen nga stadiumi duhet të respektojnë rregullat e përcaktuara nga UEFA për të shmangur çdo lloj problemi. Në stadium ka disa rregulla strikte për tifozët.
-Çanta më të mëdha se madhësia A4 nuk do të lejohen në stadium. Mund të sillni një karikues portabël me vete, jo më të madh se telefoni juaj. Sigurohuni që të keni një lloj ID-je të vlefshme.
-Të gjitha stadiumet e EURO 2024 janë vende ku nuk konsumohet duhan. Cigaret e zakonshme si dhe ato elektronike apo produkte të tjera duhani, që krijojnë tym nuk lejohen. Ju lutemi, tregoni kujdes ndaj tifozëve të tjerë.
“Klikoni butonin më poshtë për të parë listën e plotë me rregullat e stadiumit. Për ju që nuk keni bileta, mund të shijoni ndeshjen në Fan Zone Friedensplatz në qendër të qytetit dhe Public Vieëing Ëestfalenpark, 800 m në të majtë të stadiumit.
Për të marrë informacione më të detajuara drejtohuni në “fshf.org”, në seksionin Euro 2024″, mbyllet njoftimi zyrtar. /ZOOM.AL/
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë