Aplikacion
Pamjet tregojnë presidentin 81-vjeçar duke humbur fokusin, derisa largohet për një moment nga një grup liderësh botërorë gjatë një demonstrimi të kërcimit me parashutë.
Ai u kthye në të majtë dhe iu afrua oficerit që po paketonte parashutën.
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ndërhyri për ta rikthyer atë mes drejtuesve të tjerë. Dy liderët më pas pozuan për fotografi, ndërsa lideri amerikan vendosi ngadalë syzet e diellit.
Nuk është hera e parë që presidenti amerikan shfaq veprime të çorientuara fizike dhe mungesë ekuilibri fiziko-psikologjik, duke u kthyer në viral dy vitet e fundit.
Nuk mungojnë ngatërresat e shteteve në fjalimet e tij, humbjet e ekuilibrit apo lëvizjet pa kuptim në disa raste, si ky i samitit të G7 në Itali. /ZOOM.AL/