Aplikacion
Procedimi bëhet me dije se ka nisur me nr. 1162 të vitit 2020, për veprën penale “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenin 287 i Kodit Penal.
“Ky procedim është regjistruar në bazë të referimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier për shkak të dyshimit të krijuar se shtetasi A.M. është i përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe veprimeve të kryera për të mbuluar origjinën reale të pasurive në zotërim të drejtpërdrejte apo të tërthortë prej tij.
Në funksion të procedimit penal, Prokuroria Fier, në bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ka kryer verifikim të plotë të veprimeve ekonomike dhe juridike të shtetasit A.M. dhe/ose peronave të lidhur me të, me qëllim evidentimin e pasurive që këto persona zotërojnë/posedojnë, si dhe nëse këta persona kanë pasur burimeve të ligjshme për krijimin e pasurive. Pas kryerjes së verifikimeve dhe ekspertimit kontabël të tyre, ka rezultuar se ato nuk kanë burime të ligjshme për krijimin e pasurisë në zotërim apo posedim të tyre”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Mbështetur në të dhënat e administruara për llogari të procedimit penal, Prokuroria ka regjistruar kryesisht procedimin pasuror nr. 3/2024.
“Për rrjedhojë, bazuar në ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, është kërkuar në Gjykatë marrja e masës parandaluese me karakter pasuror, e cila konsiston në sekuestrimin e disa pasurive të paluajtëshme dhe të luajtëshme. Kjo kërkesë është pranuar nga Gjykata, si e bazuar në ligj dhe prova”, theksohet më tej.
Në vijim të vendimit të Gjykatës dhe urdhërit të Prokurorit, janë ekzekutuar nga policia gjyqësore një pjesë e sendeve të sekuestruara, si më poshtë:
1. Pasuria e llojit “Arë”, me sipërfaqe 2281m2,
2. Pasuria e llojit “Arë”, me sipërfaqe 4550m2.
3. Pasuria e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 200 m2.
4. Pasuria e llojit “Truall”, me sipërfaqe prej 210 m2.
5. Pasuria e llojit “Truall”, me sipërfaqe prej 210m2.
6. Pasuria e llojit “Truall”, me sipërfaqe prej 210m2 .
7. Pasuria e llojit “Njësi” 2-kate.
8. Pasuria e llojit “Njësi” me sipërfaqe 100 m2.
9. Pasuria e llojit “Apartament” nr. 41 (3+1), me sipërfaqe totale 127.4.
10. Pasuria e llojit “Vendparkimin nr.29” në katin -1, prej 30.14 m2.
11. Automjetit i markës të markës “Lamborghini”, modeli “Urus”, vitë prodhimi 2018.
12. Automjeti i markës “Mercedes-Benz”, modeli “G- 63 AMG”, vit prodhimi 2020.
13. Automjeti i markës “Volkswagen”, model “Touran” vit prodhimi 2013.
14. Automjeti i markës “BMW”, modeli “X5” 3.0d, vitë prodhim 2007.
15. Automjet i markës “Audi”, model “S-8”, vit prodhimi 2021.
16. Automjeti i markës “Audi”, model “RS-Q8”, vit prodhimi 2021.
17. Automjeti i markës “Mitsubishi”, model “L200”, vit prodhimi 2014.
18. Automjeti i markës “Mercedes Benz”, modeli “C220CDI”, vit prodhim 2001.
19. Automjeti i markës “BMW”, modeli “ X5”, vit prodhim 2014.
20. Automjeti i markës “KIA”, modeli “Carnival” , vit prodhim 2000.
21. Automjeti i markës “Audi”, model “Q7”, vit prodhimi 2016.
22. Automjeti i markës “KIA”, modeli “Carnival”, vit prodhim 2000.
23. Autobus i markës “Neoplan”, model “N515/3SHDHC”, vit prodhimi 2003.
24. Llogari bankare në vlerën rreth 120.000 Euro.
25. Sende të çmuara me vlera të konsiderueshme.
Pasuritë e mësipërme janë një pjesë e pasurive që janë arritur të ekzekutohen nga policia gjyqësore pasi vijon puna për ekzekutimin e sekuestrimit të sendeve të tjera të cilat janë objekt i sekuestros. Po ashtu, në funksion të procedimit penal nr. 1162, të vitit 2020, regjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenin 287 i Kodit Penal, mbi bazën e kërkesës së organit të akuzës dhe vendimit të Gjykatës të datës 11.06.2024, është lejuar kontrolli i banesës apo ambjenteve të personave objekt i hetimeve. Gjatë kontrollit janë sekuestruar:
– Një automjet “Ferrari”, model California, me vlerë rreth 130.000 Euro.
– Ora të markës “Rolex”, si dhe bizhuteri dhe sende të tjera të çmuara me vlera të konsiderueshme.
Në total vlera e pasurive/aseteve të sekuestruara për llogari të procedimit pasuror dhe atij penal, shkon në vlerën rreth 1.8 milionë euro.
“Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për vijimin e hetimeve të grupveprat që lidhen me pasurimin e paligjshëm nëpërmjet marrjes së masave për sekuestrimin dhe konfiskimin e tyre”, mbyllet njoftimi zyrtar. /ZOOM.AL/
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet