Aplikacion
Ndonëse seanca ishte parashikuar që të mbahej ditën e nesërme siç ndodh zakonisht të enjteve, Kuvendi ka vendosur që punimet të kryheshin ditën e sotme.
Duket se ky ‘devijim’ është bërë për shkak të ndeshjes së parë të kombëtares shqiptare përballë Italisë në Euro2024. Kështu, përveç tifozëve shqiptarë, ata që do e shijojnë më shumë duket se janë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Konfirmohet se pjesa më e madhe e tyre kanë siguruar bileta për takimin me Italinë, të shtunën.
Një pjesë e mirë e tyre do të udhëtojnë që të enjten drejt Gjermanisë dhe për këtë arsye Kuvendi ka menduar t’u bëjë atyre një dhuratë, që të shtyjë për sot seancën plenare. Disa prej ligjvënësve shqiptarë do të udhëtojnë me makina, pasi do të ndjekin Shqipërinë në tre ndeshjet në fazën e grupeve, përveç ndeshjes me Italinë, edhe ato me Spanjën dhe Kroacinë.
Ndaj, për këtë arsye edhe javën e ardhshme nuk do të ketë seancë plenare në parlament. Mësohet se seanca e sotme do të nisë në orën 10:00.
Së pari, do të diskutohet raporti i veprimtarisë së Komisionerit të Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil. Më pas janë dy projektligje. Fillimisht sipas rendit të ditës do të diskutohet pr/ligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin për ndryshimin e nenit 50(a) të Konventës së Aviacionit Civil Ndërkombëtar, si dhe në protokollin për ndryshimin e nenit 56 të Konventës së Aviacionit Civil Ndërkombëtar”.
Sakaq, në fund do të diskutohet pr/ligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar. /ZOOM.AL/
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë