zoom

Lajme

“Ferma VIP” po shkon drejt fundit, zgjidhet finalisti i parë. Zbuloni se kush është

Finalja e “Ferma VIP” është më pranë nga sa e kishim menduar dhe po shkon drejt fundit.

Javën tjetër, më 12 qershor, rrugëtimi 3-mujor i fermerëve merr fund dhe vetëm njëri prej tyre do të arrijë të rrëmbejë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Mbrëmjen e djeshme është shpallur edhe finalistja e parë dhe ajo është këngëtarja Çiljeta Xhilaga!

Xhensila zgjodhi që t’ia pasojë hajmalinë Çiljetës, e cila fitoi imunitet dhe gjë që e bëri atë finalisten e parë.

Pak ditë më parë fermën e la në rethana të çuditshme aktori i humorit Albano Bogdo, i cili kishte pasur në vijimësi debate të forta me këngëtarin Robert Aliaj. /ZOOM.AL/