zoom

Lajme

Albano Bogdo merr vendimin e papritur, braktis garën për çmimin 100 mijë euro

Albano Bogdo ka marrë vendimin e papritur dhe është larguar nga Ferma Vip.

Aktori ka marrë valixhet dhe ka braktisur garën për çmimin 100 mijë euro.

Konkurrentët e tjerë janë munduar që ta ndalojnë, por nuk kanë arritur që ta bindin për të ndryshuar qëndrim.

“Ky është vendimi im, ju lutem respektoni vendimin tim. Po mendoj që po bëj gjënë e duhur”, iu drejtua Albano konkurrentit Dionis Biba.

Më pas ai është drejtuar derës, duke braktisur garën pak ditë para finales.