Aplikacion
Këngëtarja e njohur njofton lajmin e hidhur, se ka humbur babanë. Lajmin e ka dhënë me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku bën të ditur se babai i saj, Hamit Selimi, ka ndërruar jetë.
Me një mesazh të shkurtër por të mbushur me pikëllim të thellë, Teuta ndau me ndjekësit e saj këtë humbje të madhe.
“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë se sot ndërroj jetë babai ynë Hamit Selimi”, shkroi ajo në një postim në Instagram, duke përcjellë lajmin prekës.
Varrimi i babait të saj është caktuar të bëhet sot në ora 13:30 në varrezat e Prishtinës, në lagjen e njohur si Dragodan. /ZOOM.AL/
View this post on Instagram