Aplikacion
Nënkryetari i Parlamentit Agron Gjekmarkaj, u shpreh se asgjë nuk e pengon mazhorancën të bëjë rezoluta për çdo temë që të dëshirojnë, pasi i ka votat për diçka të tillë.
Ai u shpreh se nuk mjafton një “dyfaqësh” për të ndaluar korrupsionin. Madje tha se PS s’e ndalon kush të bëjë rezolutë edhe “për pinguinët e arinjtë polarë”.
“Nëse në vjeshtën e 2023 do isha në sallë si deputet nuk do kisha paragjykime mbase për rezolutën. Mund ta quanit edhe rezoluta e mirësisë, kush ju ndalon. Mund të bëni edhe një rezolutë për pinguinët dhe arinjtë polar, kush ju pengon? I keni votat bëjeni. Kush ju ka nxitur të kaloni nga hajdutëria në hajdutëri? Ky tekst dyfaqësh. Parardhësit e atyre që të çonin në kampe përqendrimi, të japin sot parabola integrimi e leksione Europe.
Padronët e Kushtetutës na flasin për harmoni kur sot Shqipëria e ka gjithçka formale e në letër. Politikisht nuk jeni individë, vetëm biologjikisht jeni. Rama shkon në Athinë e Milano për të instrumentalizuar emigrantët. Në subkoshiencën e tij po u kërkon falje për eksodin më të lartë se ai që perandoria Otomane i bëri Arbërve. Një mazhorancë që qëllim të vetëm ka pushtetin e jo shtetin, shuarjen e opozitës e kontrollin e shoqërisë me komisarët e petranozhimit nuk ka bazament etik të propozojë këtë rezolutë”, tha ai. /ZOOM.AL/