zoom

Sport

Në grup me Shqipërinë, Italia publikon listën e futbollistëve për Euro 2024. Mungon Immobile

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, nuk do të jetë pjesë e Kombëtares së Italisë për Kampionatin Evropian Euro 2024.

Trajneri Luciano Spalletti ka publikuar listën preliminare për turneun e ardhshëm. Një nga surprizat e listës është përfshirja e Riccardo Calafiori, qendërmbrojtësit të Bolognas.

Nga ana tjetër, jashtë skuadrës kanë mbetur edhe emra të njohur si Locatelli dhe Gatti. Për shkak të lëndimeve, Berardi dhe Zaniolo gjithashtu nuk do të jenë në dispozicion për këtë turne.

Italia është vendosur në Grupin B për Euro 2024, ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Shqipërinë.