Aplikacion
Policia Kufitare njoftoi se sot ka ushtruar kontroll në një furgon me targa angleze, pas dyshimeve për sende të paligjshme dhe nga skanimi u zbulua se mjeti i mallrave kishte te fshehur 7 pako kokainë.
Gjatë kontrollit të detajuar kokaina u gjet brenda fundit të dyfishtë të krijuar në këtë furgon mallrash, poshtë sedijes së shoferit. Kokaina ishte paketuar në qese vakumi.
Në prangat e policisë deri më tani kanë rënë dy persona, konkretisht shtetasi me inicialet A.D., 38 vjeç dhe M.C., 39 vjeç, ndërkohë që po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë në këtë rrjet trafiku.
Po ashtu raportohet se furgoni ndiqte itinerarin Shqipëri-Itali-Angli. Pra lënda narkotike kishte destinacion ishullin dhe po transportohej fillimisht me traget drejt Italisë, si rrugë më e lehtë. /ZOOM.AL/
Reagon gazetari i përmendur në përgjimet e Suel Çelës me Artan Hoxhën: S’kam përfituar kurrë favore