zoom

Lajme

“A do mbash mëkatin apo do bësh viktimën…?”, Bes Ballaku thumbon Xhensilën me këngën e re

Disa muaj më parë, këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku i dhanë fund marrëdhënies së tyre disavjeçare, nga e cila kanë edhe 2 fëmijë, Ajkën dhe Amen.

Së fundmi, Besi ka publikuar një bashkëpunim të ri, ndërsa mesa duket këngëtari përmes tij ka thumbuar ish-partneren e tij.

“Nga mosmirënjohja, unë ta ktheva shpinën, a do mbash mëkatin apo do bësh viktimën…,”-është një ndër vargjet e këngës.

Në postimin e bërë në llogarinë e tij të Instagram, Besi tregoi se teksti i kësaj kënge është krijuar nga shpirti i tij, që mesa duket ka të bëjë me historinë e tij dhe të Xhensilës.

“Me tekst dhe muzikë krijuar po prej shpirtit tim!”-shkruan ndër të tjera këngëtari.

Ishte Besi ai që iu dha fund lajmeve duke konfirmuar ndarjen nga Xhensila e tij, ku tha se tashmë dy fëmijët jetojnë me ish-bashkëshorten. /ZOOM.AL/