Aplikacion
“Unë mund të luaj në çdo pozicion në sulm por do të doja të isha më në qendër, të jem më afër mesfushorëve apo të tjerëve, të jap asiste e të jem afër portës dhe të ndihmoj ekipin q ëtë shënoj. Është e rëndësishme që të lëvizësh shumë, mua më pëlqen të ndryshoj pozicione. Këtu më japin liri dhe falënderoj trajnerët që më besojnë.
Ishte e thjeshtë për mua të përshtatesha këtu sepse vendi im është pak a shumë e njëjta kulturë e ushqime. Edhe fjalët i kemi disa turqisht. Për mua ishte shumë e lehtë, edhe për familjen time ishte një përshtatje e thjeshtë. Mënyra se si sillen njerëzit, ushqimi, koha është e mirë. Edhe djemtë janë miqësorë dhe më bëjnë të ndjehem si në shtëpi që nga dita e parë. Ishte e lehtë të përshtatesha”, tha ai.
Ndërsa u pyet edhe për Europianin: “Ishte një arritje e madhe për vendin tonë të shkonim në Europian. Grupi është i vështirë, por kur je në këto kompeticione është më mirë të luash ndeshje të mëdha. Ndaj për mua është entuziazmuese, po e pres me padurim të jem pjesë e këtyre ndeshjeve. Por tani është e rëndësishme që të jemi sa më të shëndetshëm, të mbyllim gjithçka mirë këtu në klub dhe pastaj të fitojmë Kupën. Pastaj të fokusohemi te ekipi kombëtar pasi është një event i rëndësishëm për ne si vend”, theksoi sulmuesi kuqezi.
Ai vlerësoi edhe kombëtaren dhe futbollin turk.
“Mendoj se tani kanë talente të mëdha në radhët e ekipit. Janë të rinj por mendoj se mund të luajnë që tani në arenën më të rëndësishme. Kanë shanse të bëjnë një turne të mirë se kanë edhe lojtarë me eksperiencë gjithashtu. Arda është një lojtar i mirë e ka treguar te ndeshjet te Real Madrid dhe mendoj se ka një të ardhme të mirë”, tha ndër të tjera Muçi në intervistën e tij. /ZOOM.AL/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në 10 vjet përballë ndryshimeve klimatike