Aplikacion
Janë zbardhur të gjitha veprt penale që SPAK ka ngritur ndaj të dyshuarve, pas mega-operacionit të kryer disa ditë më parë. Të dyshuarit akuzohen për vepra penale si “vrasja me paramendim e mbetur në tentativë”, “sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “grup i strukturuar kriminal”, “organizatë kriminale”, bashkëpunim dhe të tjera.
Në mesin e të akuzuarve është ish-deputeti i PS Arben Ndoka, por edhe bosë të krimit si Ervis Martinaj, Emiljano Shullazi etj.
Lista dhe akuzat:
Arben Ndoka
“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Aleks Ndreka në datën 01.12.2020 në qytetin e Lezhës. “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Durim Bam.
Arian Tuku
“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Aleks Ndreka në datën 01.12.2020 në qytetin e Lezhës, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Durim Bami
Ilia Ndoka
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Samuel Ndoka
“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Aleks Ndreka në datën 01.12.2020 në qytetin e Lezhës, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Durim Bami.
Vinçens Tuku
“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Aleks Ndreka në datën 01.12.2020 në qytetin e Lezhës.
Ervis Martinaj
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Durim Bami. “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Elvis Gacaj. “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Leonard Duka, Altin Gega, Fatmir Hyseni.
Jozi Kraja
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Durim Bami.
Astrit Avdyli, alias Astrit Balliu, alias Astrit Sulejmani
Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Durim Bami.
Aldo Avdyli, alias Elidon Avdyli
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Durim Bami.
Miri Bruli
“Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal.
Naim Stafuka
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Durim Bami
Emiljano Shullazi
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Durim Bami.
Blerim Abazi, alias Blerim Gashi
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Durim Bami.
Elvis Ndreca
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Durim Bami.
Oltion Zefi
“Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal. “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Edson Jozuik, alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri
“Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal. “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Armando Ndreca
“Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.
Kasandër Noga
“Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”.
Elson Reçi, alias Elson Kacorri
“Vrasja për gjakmarrje”, e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Preng Gjini, ndodhur në datën 15.09.2020 në qytetin e Tiranës. “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Preng Gjini.
Besian Xhixha
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Preng Gjini.
Enver Diva
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Preng Gjini.
Robert Laçi
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Preng Gjini.
Fatmir Troplini
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Preng Gjini.
Klodian Shahini
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Preng Gjini.
Henerigert Mitri
“Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”. “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.
Gjergji Cukali
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Elvis Gacaj. “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Altin Gega.
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë