Aplikacion
Sapo nisën fjalimet në podiumin e ngritur nga opozita, protestuesit hodhën molotov në drejtim të bashkisë, ndërsa policia bëri thirrje për ruajtjen e qetësisë. Tymi dhe flakët pushtuan godinën, teksa efektivët u ruajtën nga lëndimet e mundshme, duke krijuar edhe gardh mbrojtës për të ndalur tubuesit.
Policia ka marrë masa më të forta, siç është gardhi metalik më i fortifikuar dhe i madh. Policia e Shtetit bëri me dije para tubimit se kishte marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të një tubimi të kërkuar nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”. Madje edhe trafiku në qendër u devijua.
Ashtu edhe si në tubimet e kaluara, protestuesit hodhën vezë në drejtim të godinës së Bashkisë, ndërsa në tokë kishte disa bikerina. Po ashtu protestuesit kanë nisur të hedhin dhe qepë, mollë, patate, kastravecë dhe perime të tjera në drejtim të bashkisë.
Belind Këlliçi tha në fjalën e tij se qëllimi është çuarja para drejtësisë e kryebashkiakut Erjon Veliaj. Sipas tij, SPAK ka vetëm dy rrugë, ose të çojë Veliajn para drejtësisë, ose të rrëzojnë Reformën në Drejtësi. “Qëllimi ynë është çuarja para drejtësisë një hajdut qëndron në zyrën e kryebashkiakut duhet të japë dorëheqjes. SPAK ose do shembi reformën në drejtësi dhe Dumanin dhe e ka përmendur 11 herë emrin e Veliaj në lidhje me Incerenatorin e Tiranës, ose do të çojë para drejtësisë një hajdut”, u shpreh ai. /ZOOM.AL/
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet