zoom

Lajme

Sylvinho flet në prag të Evropianit: Mund të ndodhë gjithçka, por na duhet shpirt sakrifice

Eventimenti më i madh i vitit po afron. Shqipëria synon surprizën në Europian, teksa është në një “grupin e ferrit” me Kroacinë, Italinë dhe Spanjën.

Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho ka dhënë një intervistë për “World Soccer”, ku u shpreh besimplotë për aftësinë e skuadrës.

“Çdo gjë mund të ndodhë në një turne të jashtëzakonshëm si ky dhe që zhvillohet në një kohë kaq të shkurtër. Do të jetë një muaj intensiv kur të gjithë ekipet do të japin maksimumin e tyre në arritjen e objektivave”, thotë ai.

Teksa kërkon edhe shpirt sakrifice nga ekipi, duke besuar tek mrekullia, pasi kalojnë edhe 3 skuadra për grup sipas formulës së re të UEFA.

“Italia? Do të jetë kundër një Italie të fortë, që mbron titullin e kampionit të Europës të fituar nën drejtimin e mikut tim Roberto Mancini. Sot Italia drejtohet nga një trajner tjetër i madh dhe ata e kanë lojtarë shumë të mirë. Do të na duhet shumë sakrificë, por unë u besoj lojtarëve të mi”, tha ai. /ZOOM.AL/