Aplikacion
Por më e rënda ishte se ndodhi në gjysmëfinale të rëndësishme Champions League dhe në favor të të njëjtit ekip, Real Madrid dhe përsëri në dëm të të njëjtit ekip, Bayern Mynih, pas viteve 2017 dhe 2018.
Sipas rregullores së re të gjykimit, arbitri dhe anësori sinjalizojnë vetëm pasi një aksion mbaron. Anësori mund ta ngrejë flamurin për pozicion jashtë loje, por gjyqtari duhet të presë mbarimin e aksionit. Dhe meqë në fushë ishte Madridi, në zemër të Spanjës, u pa teksa një gjyqtar që cilësohet si më i miri dhe ka drejtuar finalen e Botërorit 2022, bën gafën e karrierës, duke çuar Realin në finale dhe eliminuar Bayern Mynih. A mos e bëri se ishte polak dhe nuk donte dy ekipe gjermane në finalen e Uemblit në Angli?
Për fat të keq të tij, në minutën e 103 aksioni bavarez përfundoi me gol që barazonte takimin 2-2 dhe e çonte në shtesë, por ai i ra bilbilit në mënyrë të paprecedentë. Dhe nëse bilbili bie, goli anulohet edhe nëse është i rregullt dhe VAR-i nuk ka të drejtë të ndërhyjë! Dukshëm e menduar mirë për të favorizuar një ekip kaq polemizues në historinë e futbollit, si Real Madrid.
Dhe tani në shtëpinë e Bayern Munich ka shumë mllef pas këtij eliminimi në këtë formë, jo vetëm për dy golat e pësuar në fund, një humbje me përmbysje, por djeg akoma më shumë një episod i pastër për moviolë. Në minutën e 103, një top i gjatë në zonën e Realit, Musiala bëri spondën për Myler, topi u kthye te De Ligt, me holandezin që e dërgoi në rrjetë, por më parë, gjyqtari i takimit kishte vërshëllyer për pozicion jashtë loje, duke dalë kundër çdo rregulloreje, duke nxjerr jashtë loje edhe VAR, kjo pasi rregullorja e FIFA-s dhe UEFA-s është e qartë.
Gjyqtari duhet të lejojë vazhdimin e lojës, më pas mund t’i drejtohet VAR për ta kontrolluar, siç ndodhi edhe në golin e dytë të Realit, por nuk e bëri një gjë të tillë në rastin e Bayern. Në fakt, pas përfundimit të ndeshjes, anësori kërkoi ndjesë për këtë vendin, por kjo nuk ka më asnjë vlerë. Nga De Ligt te Myler, të gjithë protagonistët e këtij takimi u ndalën edhe te ky detaj:
“Fola me arbitrin. Kur nuk je i qartë lejon vijimin e lojës. Është një mëkat, pasi kështu janë rregullat. Në golin e dytë të Joselu ai ishte një linjë, por e lejuan të shënonte më pas e ripanë në VAR. Përse nuk ndodhi këtu me ne? Është e pabesueshme. Gjithsesi, është e kotë të falësh për arbritrat, Reali e meritoi finalen”, u shpreh De Ligt.
“Vendimi i arbitrit ishte i çuditshëm. Kjo ndodh shpesh në Madrid. Na ka ndodhur dy herë më parë, me gola të shënuar nga Cristiano Ronaldo. Gjyqtari as që e shikon VAR. Shumë e çuditshme, askush nuk mund ta shpjegojë, por sigurisht që nuk mund ta justifikojmë humbjen tonë vetëm me kaq”, u shpreh Myler.
Në të njëjtën linjë ishte edhe Max Eberl: “Të gjithë donim të ishte një finale gjermane në Champions League, përveç arbitrave polakë. Arbitri e pranoi gabimin e tij për golin e anuluar dhe na kërkoi falje, por për çfarë na duhet ne kjo falje tani?, u shpreh drejtori sportiv i Bayern Munich.
Tashmë do pritet reagimi i UEFA-s dhe ai zyrtar i gjermanëve, nëse do hapin proces për përsëritje takimi, sepse është ndër të paktat raste ku mund të konsiderohet, pasi gabimi cilësohet teknik. Pra dukshëm shkelje e hapur e rregullores së UEFA për të favorizuar një ekip. /ZOOM.AL/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në 10 vjet përballë ndryshimeve klimatike