Aplikacion
Ai ka kërkuar nga SPAK të hetojë në lidhje me marrëveshjen mes Bashkisë Tiranë dhe kompanive “I.B.Recycling” me administrator Fatbardh Meça dhe “3.R shpk”, e cila është në pronësi të shtetasit Edurim Teqja (kushëriri i Redi Mollës).
Më herët ka qenë ish-deputeti Belind Këlliçi që kishte denoncuar me dokumente tangente të tilla korruptive dhe mafioze të Bashkisë së Tiranës.
Deklarata e plotë:
“Partia Demokratike vijon sot, një ditë para protestës së të martës ora 11, me paraqitjen dhe ritheksimin e fakteve që implikojnë drejtpërdrejt Erion Veliajn në vjedhjen qindra miliona euro të aferës së inceneratorëve.
Ne i drejtohemi publikisht SPAK-ut për të marrë në konsideratë dhe hetuar sa më poshtë:
1. Në datën 15 dhjetor 2015 firmoset aktmarrëveshja midis Bashkisë Tiranë dhe kompanive I.B.Recycling me administrator Fatbardh Meça dhe 3.R shpk, e cila është në pronësi të shtetasit Edurim Teqja. Objekti i marrëveshjes parashikon: punësimin e individëve që mbledhin materiale të riciklueshme dhe seleksionimin e këtyre materialeve para se të futen në zonën e asgjësimit për mbledhjen e materialeve të riciklueshme, të parrezikshme, që depozitohen brenda landfilllit të Sharrës.
SPAK të pyesë Erion Veliajn:
-PËRSE ky shërbim i mbuluar nga ndërmarrja publike duhet të transferohej tek operatorët privatë?
-Përse nuk kaloi nëpërmjet vendimit të këshillit bashkiak?
-Përse nuk u zhvillua procedurë prokurimi me garë të hapur, por u vendosën negociata të drejtpërdrejta me operatorët private?
2. Në gusht 2016 Kompania MEG Albania -mburojë e AMIA Verona- (që kishte paguar 33.000 € Vladimir Fezgën për promocion) dhe AMIA Verona së bashku me Bashkia Tiranë, themeluan kompaninë ECO Tirana.
SPAK duhet t’i bëjë këto pyetje Veliajt të cilin duhet ta thërrasë sërish:
-Kush vendosi për themelimin e Eco Tirana?
-A ka studim fizibiliteti të kryer për të?
-Përse lindi nevoja që shërbimi i mbuluar nga sektori publik të transferohej te privati?
-Si u transferua pa vendim të Këshillit Bashkiak toka e marrë brenda landfillit?
-Pse nuk ka asnjë tender për shërbimin, por u paracaktuan kontraktorët privatë?
3. Në vitin 2017, Qeveria, e cila nuk ka asnjë tagër ligjor për mbetjet urbane, me anë të Ministrisë së Mjedisit lidhi kontratën me kompaninë e Inceneratoreve (Integrated Energy) për landfillin e Sharrës. Zgjidhja ishte pra që Integreted Energy, kompania e Inceneratorit, të blinte ECO Tirana për mbi 410,000 €!
4. Në 2018 lidhet kontrata mes (1) Bashkise (Policia Bashkiake – Ermal Kapllanaj dhe Drejtoria e Punëve Publike – Taulant Tusha) (2) Inspektoratit Mjedisor dhe (3) kompanisë private Integrated Energy per te detyruar gjithkënd te çonte ne Sharre te gjitha llojet e mbetjeve qe u përkthye ne (1) mbetjet urbane, (2) riciklimin, (3) dherat (4) inertet
SPAK duhet të pyesë Erion Veliajn:
-Përse institucionet publike vendosen në shërbim të inceneratorëve privatë të paracaktuar?
-Pse ky ndryshim në zërat e kontratës, pasi dherat dhe inertet nuk parashikoheshin ne kontratën baze te inceneratorit në 2017?
-Çfarë studimi tregu kreu autoriteti kontraktor për vendosjen e çmimit të dherave dhe inerteve.
-Cili ishte autoriteti që e miratoi?
Këto janë pyetjet të cilat kërkojnë përgjigje të menjëhershme dhe sanksionet penale respektive për të vërtetuar se hetimi ndaj bashkisë Tiranë dhe Erion Veliajt është i vërtetë.
Këto janë gjurmët e bandës së Veliajt, dhe këtë bandë bashkë me kreun e saj duhet të rrëzojmë nesër në ora 11.
Për t’a marrë Bashkinë nga hajdutët dhe për t’ua kthyer qytetarëve”. /ZOOM.AL/
“Mos fol se prish punë”/ Zbulohen bisedat e Jurgis Çyrbes me Mond Çekiçin para se të vritej