zoom

Lajme

Plas keq në BBV, degradon në sherr fizik debati mes Rozës dhe Eglës: O grua banale dhe gojëpisët…

Debati mes Egla Cenos dhe Roza Latit ka degraduar në përleshje fizike në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

E teksa aktorja e ofendoi moderatoren, kjo e fundit ka shkuar afër Eglës duke tentuar që t’ia largojë jastikun që ajo mbante në dorë.

“O grua banale, o e pisët si i thua ato fjalë? Turp për ty”, iu drejtua Roza, ndërsa Graciano Tagani ndërhyri duke i thënë moderatores: “Ç’punë ke që e prek me dorë moj vajzë?”.

“O grua banale, o gojë e pisët ta kam kënduar këngën, fundi i njerëzisë, t’merri i mërzisë”, tha konkurrentja, teksa Egla duke u “tallur” i kërkoi moderatores që të shkojë te Julian Deda, sepse sipas saj ai ia mban “këngën”.

Pjesë nga debati:

Roza: A e kupton sa gojë e pistë je ti? O grua banale, o e pisët, si i thua ato fjalë? Turp për ty. Si i thua ato fjalë.

Graciano: Ç’punë ke që e prek me dorë moj vajzë?

Roza: Po i heq jastikun, s’po e prek me dorë.

Graciano: Po prek jastikun që ajo e ka në dorë.

Roza: Jam ok.

Egla: S’jam unë ok.

Roza: Grua banale. O e fëlliqur, që për të egzistuar në “Big Brother” lë nam, prek fundin.

Egla: Avullohu. Ik krisu.

Roza: O grua banale, o gojë e pisët ta kam kënduar këngën, fundi i njerëzisë, t’merri i merzisë. O banale femër.

Egla: Largohu.

Graciano: Shko te Romeo yt.

Egla: Shko te Juli yt se ai ta mban këngën.

Romeo: Juli të paktën nuk i nominon njerëzit e vet. /ZOOM.AL/