zoom

Lajme

Kiara Tito konfirmon se është bërë nënë për herë të parë. Poston foton me vajzën…

Pak pas publikimit të lajmit se Kiara Tito dhe Luiz Ejlli u bënë prindër për herë të parë, moderatorja ka publikuar një foto të veçantë në rrjetet sociale, duke e konfirmuar publikisht pritjen e ëmbël.

Në rrjetin social Instagram, Kiara ka nxjerrë një foto ku shihen tre duar, ndërsa ka zbuluar dhe emrin e veçantë të vogëlushes. Çifti ka zgjedhur për vogëlushen emrin Luna Mari.

Më herët u njoftua se ata ishin bërë prindër të një vajze, teksa çifti u njoh dhe kurorëzoi lidhjen në martesë në “Big Brother VIP” vitin e kaluar.

Kiara kishte konfirmuar shtatëzaninë me një video, duke pohuar se “botës po i vinte një flutur e vogël”. /ZOOM.AL/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito)

Postime të lidhura