zoom

Lajme

Kiara poston foton e Luna Marisë, Luizi e komenton: Vetëm gishtat e këmbës ka si unë, të tjerat…

Moderatorja Kiara Tito dhe këngëtari Luiz Ejlli, prej dy javësh janë bërë prindër për herë të parë, teksa e vogla e tyre Luna Mari Ejlli ka ardhur në jetë.

Së fundmi Kiara ka ndarë me ndjekësit edhe një foto të vogëlushes, duke i mbuluar fytyrën.

“Bëra një dëshirë dhe ajo m’u realizua”, shkruan ajo krahas fotos së Lunës, duke treguar se mezi ka pritur që të mbajë në krahë të voglën e saj.

Megjithatë vëmendjen e ka marrë një koment i Luizit në postimin e moderatores. Këngëtari ka treguar se Luna i ka ngjarë atij edhe nga gishtat e këmbës.

“Veç gishtat e këmbës i ka si unë, të tjerat dihet…si unë prap”, ka shkruar këngëtari. /ZOOM.AL/