Aplikacion
Në një postim në rrjetet sociale, Balliu tha se deklarata e Veliajt se makina e tij kushtonte 100 mijë euro, është e pavërtetë, pasi vlera reale e automjetit është shumë më e ulët.
Balliu shtoi se edhe gjoba e marrë nga Policia për shkak të parkimit para godinës së SPAK, ishte i drejtë, por se e njëjta linjë duhet të ndiqej për të gjithë, jo vetëm për disa.
Postimi i plotë:
“Një shpjegim për lal-hajdutin, të vetmin sovjetik italian Karlo Bolino, si dhe Çorape-Bazen.
Makina ime nuk kushton 100.000 euro madje ua shes për 11.000 mijë, sepse afro 13.000 mijë 💵 e kam blerë.
Së dyti, policia ka bërë shumë mirë që më ka gjobitur sot, sepse e kisha parkuar makinën gabim. Por policia nuk bën mirë që njëlloj siç më gjobiti mua e shumë qytetarë të tjerë sot, nuk vepron njëlloj dhe me “Lepurushin me Morra”, që dikur këndonte artisti i paparë Kastro Zizo”. /ZOOM.AL/
Policia, tjetër version për vrasjen e Martin Canit: E goditi dhe shtriu për tokë vrasësin e tij