Aplikacion
Koshaj kallzoi në polici se Andri Ibrahimaj e kërcënoi dhe goditi me një mjet të mprehtë në brinjë dhe në fund të shpinës për shkak të detyrës, më 20 nëntor, duke i kërkuar të jepte dorëheqjen si drejtor i Agjencisë së Trajtimit të Kredive, një institucion në varësi të ministrisë së Financave.
Policia e Shtetit detajoi në një njoftim publik se Eri Koshaj kishte deklaruar në një kallzim pranë një stacioni policor më 21 nëntorin e kaluar se “është kanosur dhe goditur për shkak të detyrës nga Andri Ibrahimajt”.
Policia theksoi se Koshajt ia dha vendim mjeko-ligjor, ndërsa në iu morën deklarime mbi ngjarjen Ibrahimajt dhe dy personave të tjerë, në vazhdim të kërkesave nga prokurori për të ndriçuar këtë procedim penal.
“Materialet u referuan në prokurori më 4 dhjetor për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, në ngarkim të Ibrahimajt”, thuhet në deklaratën e Policisë së Shtetit.
Shenjat e këtyre goditjeve nga një mjet i mprehtë u provuan edhe nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, policia dërgoi materialet në organet hetimore, por sipas mediave vendore, prokuroria e kryeqytetit pushoi hetimet ndaj bashkëshortit të ministres. Ministrja Ibrahimaj konfirmoi sot ngjarjen, duke e quajtur një “konflikt të padëshiruar, i cili ka marrë përgjigje në rrugën e drejtësisë”.
Përmes një deklarimi publik, ministrja Ibrahimaj theksoi se konflikti është hetuar nga organet e drejtësisë dhe është pushuar për mungesë provash, ndërsa bashkëshorti, sipas saj, u kallëzua padrejtësisht “për diçka që nuk e ka bërë, gjë që u konfirmua edhe nga vendimi i organeve të akuzës”.
Zonja Ibrahimaj pohoi se nuk e ka lejuar bashkëshortin të bënte kallzim, sepse Eri Koshaj ishte drejtues i një institucioni në varësi të ministrisë së Financave, post që e mbajti edhe pas largimit të saj nga detyra e ministres së Financave dhe Ekonomisë.
Eri Koshaj është shkarkuar tashmë nga detyra e drejtorit të përgjithshëm në Agjencinë e Trajtimit të Kredive, ndërsa denoncimi i tij, i cituar në raportet policore me iniciale emërore, mbeti jashtë vëmendjes së publikut dhe larg hetimeve të hollësishme. /VOA/
“Mos fol se prish punë”/ Zbulohen bisedat e Jurgis Çyrbes me Mond Çekiçin para se të vritej