Aplikacion
“Normal që ndjej keqardhje, se 30 vjet të jetës tënde politike të t’i fshijnë me një vendim dhe të të përzënë se ke zgjedhur të ndërtosh familje dhe jo përftime, për mua familja është më e rëndësishme se politika”, tha ajo.
Kryemadhi u shpreh se tashmë ka vendosur të mos bëj më luftë, por të shoh prioritete të tjera. “Mendoj se ka ardhur koha që prioritetet e Monika Kryemadhit janë, Bora, Besi dhe Era”, theksoi ajo.
Deklarata e Kryemadhit:
“Normal që ndjej keqardhje, se 30 vjet të jetës tënde politike të t’i fshijnë me një vendim dhe të të përzen se ke zgjedhur të ndërtosh familje dhe jo përftime, për mua familja është më e rëndësishme se politika.
Në politikë jam investuar që në forumin socialist shqiptar për të rinjtë, jam një nga akademitë më të vjetra për të rinjtë, por mendoj se ka ardhur koha që prioritetet e Monika Kryemadhit janë, Bora, Besi dhe Era.
Në 30 vjet Monika ka qenë një gladiatore në arenën e luftës, e cila bënte shfaqje dhe neroni ngrinte gishtin, vrite ose lërë të jetojë. Pas 30 viteve Monika ka vendosur të mos bëj më luftë, por të shoh prioritete të tjera”. /ZOOM.AL/
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë